Opozita çon konfliktin në Kuvend: Basha me 38 deputetë, Berisha me 11

Politikë | 5 vite më parë

Lulzim Basha është i vendosur të pastrojë Partinë Demokratike, jo vetëm nga Sali Berisha, por edhe nga nga çdo mbështetës i tij. Kryesia e PD ka vendosur të përjashtojë përfundimisht nga rradhët e grupit parlamentar 4 deputetë, si dhe të pezullojë 7 të tjerë. Por cili është efekti i parë i këtyre lëvizjeve të zotit Basha? Pas pak ditesh Kuvendi do te mblidhet sërish në seancë, dhe tashmë zyrtarisht do të kemi jo vetëm një PD me 11 deputetë më pak në grup, por nëse këto vendime zyrtarizohen në regjistrimin e grupeve parlamentare nga Byroja, në parlament do të jenë dy parti demokratike.

Ngjarjet e javës së kaluar nuk do të kalojnë pa pasoja në strukturat e Partisë Demokratike, sidmos në grupin parlamentar, i cili do te rrudhet per shkak të ndarjes mes dy grupeve kundershtare. Pas zgjedhjeve te 25 Prillit 2021, Partia Demokratike dhe aleatët e saj fituan 59 mandate deputetësh, 49 nga të cilët janë drejtëpërdrejtë deputetë të Partisë Demokratike. Në dokumentet zyrtare të Parlamentit të Shqipërisë, figurojnë të regjistruar si deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike 44 deputetë, ndërsa 5 të tjerë janë dhënë borxh për krijimin e Grupit Parlamentar „Aleanca për Ndryshim“. Por pas vendimit të fundit të kryesisë së Partisë Demokratike, grupi parlamentar do të rrudhet edhe më shumë.

Kryesia ka vendosur të përjashtojë perfundimisht nga Partia Demokratike dhe nga të gjitha funksionet drejtuese në grupin parlamentar 4 deputetetë: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho.

Kryesia ka vendosur gjithashtu të pezullojë nga grupi parlamentar, deri në distancimin publik nga aktet e dhunës që u shënuan të shtunën mbi seline e Partisë Demokratike, edhe 7 deputetë të tjerë.

Ata janë: Agron Shehaj, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Agron Shehaj, Belind Kelliçi, Edi Paloka.

Nga një llogaritje e thjeshtë matematikore, nga 59 deputetë që PD kishte në shtator kur nisi legjislatura e re, tashmë PD dhe aleatët e saj, me perjashtimin përfundimtar të 4 depuetetëve, do të këte 55 përfaqësues në Kuvend.

Por nëse edhe 7 deputetët që janë pezulluar nuk do të distancohen nga aktet e dhunës, siç kryesia e PD u ka kërkuar, atëhere grupi parlamentar i PD do të zbresë në 48 deputetë gjithsej, çka do të ndryshonte edhe ekuilibrat ne kuvend.

Me nisjen e sesionit te ri javën e ardhshme në parlament, këto ndryshime do të reflektohen në përbërjen e grupeve parlamentare. Dy do të jene ngjarjet me interes në jetën e re parlamentare. E para, nëse Berisha do të krijojë një grup të ri parlamentar, dhe nëse ish aleatët e tij në qeverisjet e shkuara si Vangjel Dule, Fatmir Mediu apo Agron Duka, do të rreshtohen në grupimin e ri politik.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme