Berisha zotohet: Asgjë nuk mund ta pengojë këtë revolucion paqësor!

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me anëtarë të komisionit e përkohshëm të Rithemelimit të PD-së, janë rikthyer në selinë e PD, një ditë pas protestës, që u zhvillua para selisë së Partisë Demokratike. Zoti Berisha u zotua për vazhdimin e kësaj beteje. “Erdha këtu për t’u zotuar se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij” tha zoti Berisha duke sqaruar se e e vetja arsye që e bëri që të mbyllte protestën, ishte gazi i hedhur në sasi toksike. “Fare thjeshtë, ishte gazi që hodhën në sasi toksike dhe njerëzit ishin të shtrirë në anë të Lanës nga helmimi. Në betejë ka një tërheqje, kur shihet se është përdorur një lëndë toksike dhe kjo ishte e vetmja arsye. Unë isha këtu, vazhdova, hodhën gaz direkt tek ura, por kjo me motivon më shumë”, tha Berisha.

Zoti Berisha, e cilësoi arrestimin e 34 demokratëve që morën pjesë në protestën e djeshme si një akt kriminal. “Pas protestës janë arrestuar, ndaluar demokratë që nuk kishin kryer në mënyre absolute asnjë lloj akti për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës. Kjo është një tjetër histori turpi e Lulzim bravës, si një vegël e Edi Ramës.  Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësinë, familjet e anëtareve të PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie.  Arrestimi i demokratëve ishte një akt i turpshëm dhe kriminal” tha Berisha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme