Duma: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës!

Politikë | 5 vite më parë

Në një video mesazh nga selie PD, deputetja e saj Grida Duma reagoi me indinjatë ndaj zhvillimeve të sotme në selinë e PD. “Distancohem nga dhuna e Sali Berishës” ishte deklarata e fortë e saj. Është e dhimbshme ta shikosh Berishën në shkallët e PD të sillej në atë mënyrë tha ajo. Kjo nuk është çështje e PD, por e të gjithë shqiptarëve. “Kjo është PD sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhe dhunën. Nuk ka demokrat që sulmon një demokrat. Erdhëm këtu se asnjë nuk mund ti lërë kauzën te dhuna. Nuk besoj te dhuna, nuk besoj te saldimi i portave. Por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidershipi i cili i vjetër, ti thosha “hajdeni këtu dhe futuni brenda normal” dhe grupi i deputetëve të PD-së duhet të vinin dhe diskutonin qetësisht. Dhuna nuk duhet të ndodhte.

Kjo nuk mund të imagjinohet. Është një fatkeqësi për ne të gjithë. Sot bëjmë protesta kundër njëri tjetrit. Nuk është cështje godine dhe dhune. Ne pritëm që të vinin me një lloj normaliteti. Boll më. Kemi dalë te pjesa e verandës sepse brenda ishte e pamundur që të merrje frymë” u shpreh Duma.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme