Përplasje në një prej hyrjeve të fasadës së PD, hidhen mjete piroteknike

Persona nga brenda selisë së PD kanë ndërhyrë me forcë ndaj protestuesve që po përpiqeshin të hynin në një prej ballkoneve në një fasadë të PD. Ndërhyrja ka qenë mjaftë e dhunshme. Ish kryeministri Berisha i bëri thirrje kreut të PD Basha të hiqt dorë nga përdorimi i dhunës. “Kjo është protestë paqësore” tha ai. Protestuesit po vendosin shkallë për të hyrë në katet e sipërme të godinës. Nga brenda saj janë lëshuar mjete piroteknike.

RTSH 24 po e ndjek ngjarjen në çdo moment.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




