Rriten tensionet para selisë së PD

Ndërsa përkrahës të kreut të PD Lulzim Basha po mblidhen brenda selisë së PD për të zhvilluar mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, mbështetës të ish kryetarit Sali Berisha nuk po i lejojnë të hyjnë në seli. Kulmi arriti kur në seli mbërriti deputeti Xhelal Mziu dhe më pas kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko. Mes tyre dhe përkrahësve të ish kryetarit Berisha pati shkëmbim replikash madje edhe provë force. Zoti Bejko u detyrua të largohej nga selia mjaftë i irrituar. RTSH 24 po e ndjek ngjarjen drejtëpërdrejtë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




