Kryeministri Rama prezanton formularin e ‘Këshillit të Parë Publik’

Me moton “Le të dëgjojmë njeri-tjetrin”, ka nisur kryeministri, Edi Rama, komunikim publik me qytetarët pasditen e sotme, ku edhe i prezantoi me formularin e “Këshillit të Parë Publik”.
“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, do të plotësojë formulari, për të na ndihmuar të zgjidhim këto tema. Nuk është proces zgjedhor. Ideja është që këta formularë të plotësohen kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë. Ta mbushin online apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar. Do të jetë një proces dëgjim, që shkon përtej shumicës politike. Bëhet fjalë për një sërë pyetjesh. Qëllimi dhe njësia e fortë e jona është që duam që përgjigja e këtyre pyetjeve të jetë dëgjimi më i thellë i njerëzve. Nuk është e detyrueshme.”, tha ai.
Kreu i qeverisë Rama ka bërë me dije se një çështje kryesore ku do të punohet është edhe “shtrëngimi” i skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë.
“Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’u shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore”, tha Rama.
Kjo vjen edhe pas skandalit të publikimit të pagave, ku u vu re se një pjese e mirë nuk kishin deklaruar pagën e plotë të punonjësve të tyre.
Zoti Rama zgjodhi që të komentonte fare shkurt situatën në PD.
“Nuk është problemi ynë. Kemi shumë probleme serioze për të diskutuar. Të kursejmë kohë për çështje që në seriozitetin e vet është shumë qesharake, e zënë në kurthin e një kacafytjeje”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




