Ministria e Mbrojtjes: Do ngremë njësi ushtarake kundër krimit kibernetik

Politikë | 5 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes ka nisur një projekt në bashkëpunim me partnerët amerikane për sigurinë kibernetike të ushtrisë, duke krijuar një mbrojtje më të madhe ndaj sulmeve të jashtme që mund të ndodhin në të ardhmen. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Elbasani gjatë kohës që u pyet për skandalin me publikimin e pagave dhe të dhënave personale të mbi 695 mijë shqiptarëve. Për të shmangur që rrjedhje të ngjashme informacioni në të ardhmen  të prekin edhe sistemet e ushtrisë dhe sigurisë, Peleshi tha se Shqipëria do të ngrejë një njësi ushtarake të mbrojtjes kibernetike.

“Mbrojtja kibernetike është një sfidë për të gjitha vendet. Ministria e Mbrojtjes ka përgjegjësi për të zhvilluar sigurinë kibernetike të sigurisë ushtarake. Kemi një projekt shumë të madh, nuk ka pse mos e them, me partnerët tanë amerikanë mbi 20 mln euro po ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike, gjë që do te jetë një garanci shumë e madhe. Do të jetë një garanci me të madhe me ekspertizë amerikane dhe qendrat e ekselencës së NATO-s”, tha Peleshi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme