Ministrja austriake: BE duhet të çojë sinjal të qartë zgjerimi me proceset e shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Politikë | 5 vite më parë

Pas mbledhjes së Këshillit europian të dhjetorit dhe në prag të presidencës franceze të Këshillit europian, Ministrja austriake për çështjet europiane Karoline Edtstadler (ÖVP) ka bërë apel për proceset e Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut. Wiener Zeitung citon sipas një interviste, ministren Edstadler që i është referuar përparësive franceze të kryesimit të radhës posaçërisht sundimit të ligjit për Be-në dhe zgjerimit. Duke e parë Francën si të përgatitur për këtë kryesim, pavarësisht zgjedhjeve presidenciale në prill, ministrja austriake i kanalizon angazhimin e Austrisë nën kujdesin e kancelarit federal Karl Nehammer.  

” Fokusi i Austrisë do të jetë në politikën e migracionit dhe zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë duke filluar aktualisht. Vendimi unanim i marrë nga shtetet e BE-së në mesin e dhjetorit, nuk duhet nënvlerësuar nga pikëpamja e “simbolizmit”. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për “një sinjal politik: Shikoni këtu, ne në fakt jemi brenda në planifikimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian”tha Edtstadler.

Deklaratat e ministres austriake kanë nxjerrë në pah rëndësinë që i ka kushtuar BE të paturit të një vendimi unanim për të dy vendet, që shpjegon se përse BE nuk e ndan procesin e Shqipërisë nga Maqedonia  veriut, kur kjo e fundit pengohet nga Bullgaria. Përsa i përket kësaj, mediat citojnë ish presidentin bullgar borisov i cili është shprehur ditët e fundit se Bullgaria nuk i ka penguar Tiranën dhe Shkupin, po thjeshtë i ka vonuar deri sa Maqedonia e Veriut të përmbushë kushtet e Bullgarisë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme