Nisma për Këshillim Kombëtar, Basha: Skandalet e vjedhjeve, mashtrimeve dhe manipulimeve po lëkundin themelet e shtetit

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi nismën për Këshillim Kombëtar duke thënë se skandalet e vjedhjeve, mashtrimeve dhe manipulimeve po lëkundin themelet e shtetit. “Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni” tha zoti Basha.
Kryeministri Edi Rama prezantoi më herët nismën për Këshillim Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se kjo iniciativë do të jetë një kuvendim popullor ku qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, do të pyeten për çështje të rëndësishme strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme