Rimodelimi i të djathtës, Dashamir Shehi propozon platformën “PO për Shqipërinë”

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi prezantoi platformën politike “PO për Shqipërinë” përmes se cilës propozon rimodelimin e të djathtës. Shehi tha se do të kërkohen ndryshime ligjore në Kuvend, për ligje të caktuara sikundër është ai  për referendumet. 
 
“Sigurisht që brenda këtij harku nuk duhet të ketë më askush monopolin individual as si person as si parti që e zotëron ky vetëm gjithë hapësirën opozitare se e shikoni çfarë po ndodh. Ky është realiteti.Unë gjykoj që opozita duhet të bëhet një hark i madh opozitar një hark i lirë, ato qe me gjithë mend duan lirinë, ku ka vend për të gjithë. Ku brenda kësaj hyn dhe platforma.”

Iniciativa e Shehit vjen në një moment kur opozita është më e përçarë se asnjëherë më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme