Basha thirrje Berishës: Njihe Kuvendin e PD! Ramës do t’i tregojmë si i ka vjedhur paratë!

Politikë | 5 vite më parë

Ndërsa pretendenti për kreun e PD Sali Berisha hyri gati me forcë në selinë e PD dhe i kërkoi kreut të sal Lulzim Basha të lëshojë selinë, ky i fundit i bëri thirrje ish-kryeministrit dhe kryetarit të PD të njohë vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike.
Gjatë një konferencë për mediat Basha, tha se detyra e PD është mbrojtja e njerëzve nga korrupsioni i qeverisë Rama, ndërsa shtoi se PD do të vijojë luftën deri në vendosjen para ligjit.
“Dje pamë një non-grata përpara Kryeministrisë dhe një që pritet të shpallet non-grata  që nuk kishte marrë as masat më të vogla të sigurisë që janë në sintoni me njëri-tjetrin. Dua ti bëj thirrje Berishës, ish-deputetit të PD dhe pas asnjë funksion, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD” tha zoti Basha.
Ai tha se “Detyra jonë është të mbrojmë njerëzit nga korrupsioni i Edi Ramës. Por e gjithë lufta opozitare, në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë i duhet të konkurrojë me vandalizmin dhe dëshpërimin që derdhet në formën e dhunës në korridoret e PD. Por ne nuk do të shfokusohemi nga beteja jonë, por do të vijojmë për zbardhjen e plotë të aferës së inceneratorëve. Ramës i drejtoj thirrje të zhbllokojë Komisionin Hetimor.  Edi Rama nuk është thjesht pjesë e aferës së inceneratorëve, por është koka e inceneratorëve. Po ashtu dje ka kaluar një tjetër aferë që asnjë nuk i përmend më emrat. Është shtyrë ligji për investimet strategjike, që jep mundësi të pastrohen paratë e drogës. Ky ligj është kundërshtuar nga PD, shfokusimi nga kjo betejë është një tjetër betejë që i bëhet Ramës nga Berisha. Ne nuk do të pranojmë që kjo të kalojë si një akt rutinë. Ne kemi denoncuar rastin e Gjiknurit…Po shtohet territoret e grabitura në Palasë, janë të grabitura nga oligarkë si Zamira Mane me shokë.. As oligarkët, as mediat që financohet prej tyre, as Berisha dhe as Rama nuk do të na shfokusojnë dot nga lufta kundër korrupsionit”, tha Basha.
Më tej Basha tha se do të dërgohet padi në Kushtetuese për vjedhjen e fondeve të tërmetit, një çështje që qeveria Rama e konsideron histori suksesi. “Do të vërtetohet se si janë vjedhur paratë. Brenda dhjetorit PD do të depozitojë në GJK padinë te plotësuar me fakte shtesë dhe të reja sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Sëfundmi objektiv është dërgimi në Gjykatë Kushtetuese  ligji për bashkëqeverisje që është një krim bashkëqeverisje…Pra kemi shumë punë përpara…Ne jemi duke bërë detyrën tonë…”, theksoi kreu aktual i PD Lulzim Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme