“Open Balkan”, Varhelyi: Vazhdoni ta nxisni këtë nismë!

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur”. Duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë. Nga Samiti i Tiranës ku ishte pjesë online, zyrtari i lartë i Brukselit nxiti Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë për të ecur përpara duke hequr burokracitë mes vendeve. “Vijoni ta nxisim këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë, shoqërisë. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në Bashkimin Evropian. Admiroj edhe faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë. Ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani, nuk është BE që doli me këtë nismë, prej tri aktorëve që shoh rreth tryezës edhe sot. Ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal, sidomos në mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik me BE. Ne mendojmë që çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur, por është e diçka e mirë për të dyja palët. Ky bashkëpunim është në të mirë të konsumatorëve, shton punësimet dhe mund të ndryshojë realitetet në terren. Dhe relitetet në terren janë shumë të zymta. Jam i kënaqur që ju të tre po vazhdoni, uroj që edhe tre të tjerët të përfshihen.” tha Varheyli i cili mori pjesë virtualisht në takimin për “Ballkanin e Hapur”,
Ndër të tjera ai theksoi se ka ardhur koha që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“E kuptoj dëshpërimin e Zaev, por mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk e kemi mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet t’i mbajmë shumë shpejt. Kemi një angazhim nga ana e BE, që kjo gjë të ndodhë. Duhet marrë shumë seriozisht dhe ka ardhur koha që kjo të ndodhë, e t’i sjellin në tryezë të gjitha marrëveshjet”, u shpreh Varheyli i cili mori pjesë virtualisht në takimin për “Ballkanin e Hapur”,
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




