Basha: Qeveria po zbraz Shqipërinë dhe po mbush xhepat e oligarkëve!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha shpreh nga foltorja e parlametit  se vendi është zhytur në korrupsion dhe se qeveria po zbraz Shqipërinë. “Kjo qeveri po zbraz Shqipërinë dhe po mbush xhepat e oligarkëve. 400 mln euro u zhvatën nga qeveritarët. Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur një krizë shumë planëshe, një krize ekonomike, të barkut bosh, të humbjes së shpresës. Por që prej masakrës zgjedhore të 25 prillit përmasat e kësaj krize janë bërë shumë të rënda. Në Shqipërinë e tyre ndajnë qindra miliona euro për oligarkët. Aleatët tij dukshëm dhe të padukshëm që duket sikur i ka përballë, i ka në krah”, tha Basha. 

Lideri demokrat  Basha, u shpreh se kjo mazhorancë nuk interesohet për interesat e qytetareve por vetëm për interesat e saj. “Në çifligun e tyre ka vend për tre inceneratorë mjaftueshëm të mëdhenj për të djegur e përpunuar plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Në Shqipërinë e tyre me qindra miliona euro për oligarkët, ndërtohen tunele për resorte luksoze, falen porte dhe aeroporte, grabiten tokat në bregdet, krijohen korporata për të krijuar një klasë oligarkësh mbi pronat e pronarëve që kurrë nuk i morë ato. Blihen mediat, por nuk ka vend as për shqiptarët e ndershëm, as për fëmijët e tyre”, tha kreu i PD.

Basha u ndal edhe tek situata e COVID në vend, ku tha se po rriten viktimat nga COVID dhe se qeveria nuk denjon që të luftoi frenimin e përhapjes së virusit, pasi kjo do të thotë që t’u shkurtosh të ardhurat oligarkëve. “Kujdesi për fëmijët dhe mbrojtja për fëmijët u dëshmua qartë në paketën më mizerabël në kohën kur shpërtheu COVID. Po dëshmohet edhe sot, ku kudo varrezat po mbushen. Ditën e djeshme, të rinj nën40 vjeç, viktima të COVID. Po qeveritë e pasura kanë marrë masa, për të mbrojtur jetën. Por në Shqipëri nuk egziston, sepse të luftosh COVD-in do të thotë të shkurtosh të ardhurat e oligarkëve”’- tha Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme