Mbahet sot në Tiranë samiti “Ballkani i Hapur”

Politikë | 5 vite më parë

Sot dhe nesër, Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Në mbledhjen që do të drejtohet nga kryeministri Rama, do të marrin pjesë dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të iniciativës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nëpërmjet këtij memorandumi, çdo qytetar i një prej tre vendeve mund të punojë në secilin nga shtetet e iniciativës, pa pasur nevojën e aplikimit për leje.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  do të mbërrijnë në Tiranë sot pasdite.

Të martën, takimi do të nisë në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave. Ekipeve të tri vendeve do t’i bashkohet dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i CEFTA-s Emir Gjikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Darka e mirëseardhje për Vuçiç dhe Zaev, mbahet në Elbasan.Të marten, ku mbahet edhe takimi I liderve, parashikohet të nëshkruhen 5 marrëveshje;
1-    Marrëveshja për ndërlidhjen  e skemave për identifikimin elektronik të shtetsve të ballkanit perëndimor.
2-    Marreveshje mbi kushtet  për akses të lire në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
3-    Marrëveshje mes RSH dhe RS për njohjen e ndërsjelltë të autorizimeve  të sigurisë së operatorëve ekonomikë të autorizuar.
4-    Marrëveshje mes RSH dghe RMV për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar-autorizimet oër sigurinë dhe mbrojtjen.
5-    Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e veterinaries, sigurisë ushqimore  dhe ushqimit për kafshët dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa parashikohet që konferenca për shtyp të përmbyllë edhe takimin e liderve të “Ballkanit të hapur” në Tiranë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme