Referendumi për shkarkimin e Bashës, publikohet rezultati

Politikë | 5 vite më parë

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale i ngritur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë publikuar rezultatin përfundimtar mbi pjesëmarrjen dhe votimin në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.  Në rezultatin përfundimtar të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës që u zhvillua një ditë më parë, rezulton se 99% e anëtarëve që morën pjesë, ishin pro me shkarkimin e kryedemokratit.
Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale i ngritur nga Sali Berisha raporton se në referendum morën pjesë 43,879 anëtar, ndërsa pro shkarkimit të kryedemokratit ishin 43,385. Kundër shkarkimit të Bashës u dhanë vetëm 306 vota, 17 ishin abstenim dhe 171 të pavlefshme.
 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme