Deputetja Jorida Tabaku, dënohet për shpifje nga Gjykata e SPAK-ut

Gjykata ka rrëzuar pretendimet e deputetes Tabaku dhe, sipas vendimit të sotëm, kryebashkiaku Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj kur më parë kishte deklaruar se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë. Veliaj tha asokohe se: “E kemi mësuar tani: ata nuk kundërshtojnë asgjë pa vënë gjobë”.Shkolla e re “Sami Frashëri” është ngritur po mbi atë truall ku ishte shkolla e vjetër dhe së shpejti pritet të hapë dyert për të mikpritur brezin e ri të nxënësve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




