Tabaku: SPAK duhet të ndëshkoj grupin e strukturuar kriminal pas inceneratorëve

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur akuza të forta për aferën e inceneratorëve. duke e cilësuar si aferën më të madhe korruptive, deklaroi se sipas saj inceneratori i Fierit, i cili nuk punon ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Tabaku tha se para drejtësisë duhet të ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. “Koncesioni i incneratorëve ka njerëz me pushtet, me para të pista, ka biznesmenë në lidhje me politikanë të korruptuar. e gjithë skema e inceneratorëve nuk është gjë tjetër veçse një hartë e krimit të organizuar. Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund ti bënte dot këto i vetëm. Duhet të ishte dhe deputeti Alqi Bllako, ashtu sikurse duhet të ishte Arben Ahmetaj. Mjafton të kujtojmë se Damian Gjiknurit ka qenë edhe ai i përfshirë. Askush nuk harron se si kryeministri doli personalisht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamentar shkoi në atë që sot është një skenë krimi, inceneratori i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut 2 metra. Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milion eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive. Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Ka njerëz që kanë sulmuar fizikisht deputetë të PD”, -u shpreh Tabaku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




