Arrestimi i Lefter Koka, Basha: Të kapen edhe “peshqit e mëdhenj”!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Lideri demokrat  i bën thirrje drejtësisë që të mos ndalet me kaq, por të kapen edhe peshqit e mëdhenj. “Ky është momenti për ti treguar shqiptarëve se beteja jonë e nisur prej 2017 do të vahzdojë.I bëjë thirrje drejtësisë të veprojë pa hezitim, pasi nuk duhet të kënaqen me pak por duhet të hetojnë kokat e mëdha. Ju e dini se kjo është një skemë e mirëfilltë korrupsioni, prandaj ju nuk keni parë asnjë pastrim të mjedisit, por është e kundërta. Në emër të PD-së, pa shkuar te peshqit me mëdhenj të kësaj afere, nuk është bërë asgjë. Prandaj i bëj thirrje drejtësisë që të mos ndalet me kaq, por të vijojë edhe me të tjerët. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Klodjan Zoto dhe Mirel Mërtiri duhet të bashkohen me Kokën, pasi vetëm arrestimi i tij nuk ka kuptim”, tha kereu i PD-së Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme