Arrestohet ish ministri Lefter Koka

Ish ministri i mjedisit Lefter Koka është ndaluar të martën nga policia për llogari të SPAK. Lajmi konfirmohet për RTSH pa hollësi të mëtejshme nga burime të besueshme në SPAK. Urdhër Arresti është firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtar Erion Bani. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




