PS mbledh grupin parlamentar: Do të rrëzojmë dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2022

Socialistët mblodhën grupin parlamentar në kryesinë e kuvendit. Kreu i grupit, Taulant Balla, deklaroi se grupi do të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e Buxhetit të Shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit.
Sipas PS, buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.
Në rendin e ditës ishte parashikuar analiza dhe vlerësimi mbi ecurinë e seancës plenare të 9 dhjetorit, ku u votua me shumë debatesh kryetari i ri i autoritetit të konkurëncës, dhe dhe shqyrtimi i cështjeve të rendit në seancën e datës 16 Dhjetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




