Grupi i Berishës flet për njerëz me armë në selinë e PD-së, u përgjigjet Flutura Açka, publikon foton nga mbledhja me Bashën

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, u është përgjigjur komenteve të Grupit të Rithemelimit në lidhje me njerëz të armatosur brenda në selinë e PD-së. Ajo ka publikuar një foto brenda mbledhjes që po zhvillojnë me Bashë, ku shfaqet së bashku me deputetët Ina Zhupa, Flamur Hoxha si dhe Orjola Pampuri.
“Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate! Me Inën, Flamurin dhe Orjolën”- shkruan ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




