Mbledhja në PD, pritet të shkarkohen 12 zyrtarë që dolën krah Berishës

Ditën e sotme pritet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledh Këshillin Kombëtarë të PD-së, ku edhe do të lajmëroj disa shkarkime. Lajmin për shkarkimet, Basha e ka konfirmuar pak minuta më parë, teksa thekson se do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e partisë.
“PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurrë”– shkruhet në njoftimin zyrtar.
Deri më tani në media qarkullon lajmi se Basha do të shkarkoj 12 zyrtarë të lartë gjatë kësaj mbledhje. Sipas informacioneve, pritet të shkarkohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarët kryesisë që nuk mbështetën 18 dhjetorin, por dolën hapur krah Sali Berishës.
Basha ka vendosur gjithashtu edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllëçi, Ervin Minarolli, Ledina Mandinës dhe Ivi Kasos, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj. Ndër të tjera, Basha është treguar i vendosur dhe i prerë me qëndrimet e tij mbajtur një ditë më parë kundrejtë Berishës. Me një retorikë të ashpër, kryedemokrati e ka quajtur Berishën “mbeturinë të ‘komunizmit dhe korrupsionit”.
Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha
Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Belind Këlliçi
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Tomorr Alizoti
Kujtojmë se prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD-së, në selinë ka nisur një luftë mes njëri-tjetrit, duke bërë kështu PD-në një parti të ndarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




