Kadilli në kuvend: Të ndalojmë çdo kryetar humbës, përfshirë Berishën dhe Bashën!

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ka dalë hapur kundër rikthimit të Berishës në krye të partisë. Në fjalën e tij para delegatëve në kuvend
Kadilli tha se nga Kuvendi duhet të dalë një lider i ri dhe një parti që siguron konkurrencë të ndershme. Ai tha se PD nuk ka nevojë për një lider ballkanik apo europian fals.
“Pas 30 vitesh histori, partia jonë duhet të jetë parti e shqiptarëve të shekullit XXI. Unë uroj që ky Kuvend të hyjë në histori duke na afruar me Perëndimin.
Por kam frikë që ky kuvend të jetë një tjetër rast I humbur. Që në 26 prill ne kishim një mundësi. Të nesërmen e humbjes se pestë të Lulzim Bashës. Prandaj unë kërkova dorëheqjen e tij si mundësi për të hapur PD-në. Ndaj vendosa ta sfidoj dhe të kandidoja për kryetar edhe pse e dija që nuk kisha shumë shance të fitoja. Por synoja te nxisja një debat. Por ishte një betejë e humbur sepse në PD të gjithë ishin me kryetarin, të gjithë ishin shurdhë dhe memecë.
Askush nga ju nuk u shqetësua. Sapo sfidova udhëheqësin ju u bëtë të gjithë me Lulzim Bashën.
Sfida jonë sot, e këtij Kuvendi, duhet të jetë se edhe Sali Berisha nuk duhet të zgjidhet më në krye të partisë. Vetëm atëherë do të nisë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar veten. Të zgjedhim në krye të PD-së një udhëheqës që s’ka lidhje me të shkuarën. Nuk na duhet lideri ballkanik dhe as europiani fals” tha zoti Kadilli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




