Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ambasadat e huaja në Tiranë mesazhe

Politikë | 5 vite më parë

Me mesazhe të forta ambasadat e huaja në Tiranë kanë shoqëruar Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit për të apeluar në publikun shqiptar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e cilëson Korrupsionin si minim të sundimin e ligjit dhe që zbeh besimin e publikut në institucionet. qeveritare. Përveç kësaj, ambasada amerikane siguron në emër të vendit të vet se rikonfirmon përkushtimin për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar në të njëjtën kohë që u bën thirrje vendeve që gjithashtu t’u përmbahen angazhimeve për të luftuar korrupsionin. 

Ambasada e Gjermanisë e sheh korrupsionin si një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën referuar faktit se prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi i Gjermanisë në këtë ditë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. 

Bashkimi Europian në Tiranë konstaton drejtpërdrejt se korrupsioni largon burimet jetike nga Shqipëria, ndikon në sundimin e ligjit dhe besimin e publikut ndaj institucioneve dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. 
Ndërsa kërkon që institucionet të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni, Bashkimi Europian cilëson se është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin në BE ka angazhim. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme