PD mbështet marrëveshjen me SHBA për materialet arkeologjike

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike do të mbështesë marrëveshjen e Memorandumit të Mirëkuptimit me SHBA për materiale arkeologjike. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa sqaroi se “PD do të mbështes këtë marrëveshje për vetë faktin se është e mirë për vendin tonë por sepse lidhet me një partner strategjik, me një aleat tonin i cili vetëm ndihmon Shqipërinë në sfidat e saj në këtë demokraci”.“Siç e thotë dhe DASH në shpjegimet zyrtare kjo marrëveshje ilustron marrëdhëniet e qëndrueshme të SHBA me Shqipërinë për të kundërshtuar trafikimin e pronave kulturore dhe për të ruajtur trashëgiminë. Marrëveshja i lejon SHBA-së të vendosen kufizime importi për kategori të caktuara të pronave kulturore të Shqipërisë duke zvogëluar kështu mundësinë për plaçkitje e vendeve arkeologjike dhe historike në Shqipëri. Marrëveshja u jep mundësi autoriteteve amerikane që të kenë  aftësinë për të riatdhesuar objekte kulturore trafikuar në Shqipëri dhe të nxis shkëmbimet e trashëgimisë kulturore mes dy vendeve”, tha ajo.

Zhupa thekson se nuk ka pasur investime në këto 8 vite  për arkeologjike për studimin, konservimin,  inventarizimin e objekteve arkeologjike që zbulohet.“Pra, në do ta votojmë pro, por nuk mund të lë pa thënë disa të vërteta të mëdha në lidhje me këtë fushë. Në Shqipëri ka pasuri arkeologjike por nuk ka pasur në këto 8 vite vullnetin dhe parat në dispozicion për ti venë në dukje këto pasuri. Arkeologët në Shqipëri janë gjendur përballë vështirësive të mëdha të punës në terren dhe zero buxhet për ta. Ata kanë mungesë laboratorësh dhe ambiente për studimin, konservimin,  inventarizimin e objekteve arkeologjike që zbulohet. Mungesa e ekspeditave dhe restaurimi të objekteve  ekzistuese ka çuar dhe në degradimin e pjesëve të tyre por dhe në hapjen e mundësisë për vjedhjen e tyre nga çdo keqbërës”, shprehet Zhupa. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme