Xhaçka në Ministerlialin e MPJ të vendeve anëtare të NATO-s në Letoni

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në një diskutim mbi “Perspektivën e NATO-s drejt 2030″, përpara fillimit të Ministerialit të Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Riga të Letonisë.
Në këtë ministerial marrin pjesë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Diskutim i frytshëm mbi “Perspektivën e NATO-s drejt 2030″, pak orë përpara fillimit të Ministerialit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s që këtë herë po mbahet në Letoni”, tha Xhaçka.
Ministrja Xhaçka u shpreh se “theksova se tashmë po përballemi me kërcënime të vazhdueshme hibride, që po sfidojnë sigurinë tonë kolektive. Koncepti strategjik i 2022, me fokus në unitetin, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta, është rruga e zgjidhjes për tu përballur me këto sfida dhe për të garantuar sigurinë për të gjithë aleatët”.
Xhaçka udhëtoi drejt Letonisë pas forumit të 6-të të Unionit të Mesdheut që u mbajt në Barcelonë.
Ministeriali do të zhvillohet në datat 30 dhe 1 dhjetor e më pas ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Suedisë, në takimin e 28-të e Ministrave të Jashtëm të OSBE në 1 – 3 dhjetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




