Kuvendi miraton me 77 pro dhe 46 kundër, projektbuxhetin e vitit 2022

Kuvendi ka miratuar me shumicën e votave, 77 pro dhe 46 kundër, projektbuxhetin e vitit 2022. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon mbledhjen e 536.8 miliardë lekëve dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekë, por diskutimet në Kuvend nuk kaluan pa akuza nga opozita.
Propozimet për paketën fiskale të të vetmit zë opozitar brenda qeverisë, ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe, nuk gjetën mbështetje nga vetë socialistët sot në Kuvend. Amendamentet e tij të dorëzuara për disa ndryshime në paketën fiskle, morën vetëm 8 vota pro, ndërsa mazhoranca ka pranuar vetëm mendimin e Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në. Propozimet e tjera të mbërritura nga Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, Petrit Vasili nga LSI, si edhe Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku nga PD, u hodhën poshtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




