Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë të enjten në Elbasan

Politikë | 5 vite më parë

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të zhvillohet në 26 nëntor në qytetin e Elbasanit. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në Elbasan. Kjo do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme.

Në mbledhjen e dy qeverive marrëveshjet të cilat do të firmosen, do të prekin fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik dhe konsullor, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014, duke u cilësuar si takim historik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme