Kryeministri Rama takon ministrin austriak: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, ka takuar ministrin e Jashtëm austriak Michel Linhart, ku është diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Kryeministri Edi Rama me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohje Austrisë, mbështetëses së palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, njofton kryeministria.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




