Basha: “Rritja e azilkërkuesve për shkak të korrupsionit!”

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka  shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në rajon. Në një postim në rrjetet sociale, zoti Basha shkruan se rritja e aplikimeve për azil dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Kryedmeokrati ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.
“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.
Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e 🇦🇱 duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë” shkruan zoti Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme