Basha këmbëngul: Duhet vetingu në politikë që të mos kemi një qeveri në duart e një pakice njerëzish!

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdon të këmbënguli për nevojën e vetingut në politikë në mënyrë që vendi të mos ketë një qeveri në duart e një pakice njerëzish. Ai ka publikuar në Twetter shifrat, që sipas tij faktojnë kapjen e shtetit dhe që ka arritur nivelin më të lartë në rajon. Për këtë arsye, kryedmeokrati ka theksuar edhe njëherë nevojën për vetting në politikë.

Basha thotë se ky proces do të sjellë pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve.

Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet #vettingnëpolitikë

Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare,” shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme