Kryeministri Rama: PD tani po provon çfarë u ka bër të tjerëve për 30 vjet

Politikë | 5 vite më parë

Duke folur për gjuhën e përdorur në Kuvend, kryeministri Edi Rama, e krahasoi atë me “një xhungël ku njerëzit kacafyten”. Kjo situatë tha zoti Rama, askënd s’e bë të ndihet mirë kur shkon në shtëpi. Në mbyllje të fjalës së tij kryeministri i ka përcjellë një mesazh të fortë opozitës duke thënë se “nuk kanë parë asgjë akoma”, e këtu nënvizoi “jo nga ne, por nga njëri-tjetri”, referuar “luftës” brenda PD.

“Askush s’ma mohon se kur kthemi në shtëpi në darkë nuk ndihemi mirë, në raport me familjen dhe me njerëzit tani. Një zonjë atje qesh. Nuk e di  a është nënë a nuk  është nënë. S’ma ha mendja se qesh se ndihet mirë kur shkon në shtëpi dhe familja e shikon sikur sa ka dalë nga një xhungël ku kacafyten njerëz që marrin formën e të dalurve nga mendja, për këtë duhet të biem dakord. Një fjalë thotë mos i bëj tjetrit atë që s’do të të bëjnë ty. Tani do hyni në një fazë ku do t’ja digjni lëkurat njërit tjetrit me bishtat e cigareve që keni pirë bashkë për 30 vjet. E keni bërë këtë 30 vjet. Tani është koha ta provoni vetë, tani është koha ta provoni vetë ça është kjo. Por prisni se s’keni parë gjë akoma, po jo më nga unë dhe nga ne, por nga njëri tjetri”, tha Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme