Alibeaj: PD humbi Berishën, por fitoi SHBA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, thotë se PD ka humbur ish-kryeministrin Sali Berisha, por nga ana tjetër kanë fituar SHBA-në në betejën kundër atij që e quan regjimit të Edi Ramës. Zoti Alibeaj, për mediat, deklaroi se në përmbysjen e regjimit të Ramës PD ka nevojë për mbështetjen e SHBA.
“Pranoj se ka një lloj turbullimi mbas ngjarjeve që ndodhën pas 25 prillit. Në 25 prill qe një masakër e pastër elektorale dhe ajo që mobilizoi shumicën e shqiptarëve nën umbrellën e opozitës ndodhi. Ka një shqetësim te demokratët dhe kësaj iu vendos edhe dizenjimi “non grata” i zotit Berisha nga SHBA, është bërë e qartë për ne se është një vlerë statutore, e ekzistencës së PD-së lidhja e ngushtë historike me aleatët tanë. Sot nevoja më e madhe e të gjithë demokratëve është një orë e më parë përmbysja e regjimit. Në këtë luftë kundër regjimit ne kemi nevojë edhe për të pasur mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë”, tha Alibeaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




