Alizoti: Kemi banalitet, ndaj politika shqiptare është fyerje

Politikë | 5 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka shpërthyer në fjalën e tij kur tha se në Kuvendin e Shqipërisë janë mbledhur “injorant” dhe se politika po kthehet në gallatë dhe linçim. Alizoti vuri në dukje se salla e Kuvendit ishte pothuajse bosh teksa ai fliste, ndërkohë që tema kryesore që po diskutohet, buxheti i shtetit për vitin 2022 ka një rëndësi shumë të madhe.

Sipas tij, në sallën e Kuvendit ka deputetë që servilosen tek lideri i partisë për një post, ndërsa tha se pasuria e politikanëve shqiptarë sot sfidon edhe pasurinë e elitës së perandorive të botës.

“Buxheti është elementi më i rëndësishëm i një shteti, kryeministri s’është në sallë por duhet të ishte dhe kryetari i opozitës. Shqipëria sot ka një elitë shumë më të pasur se në gjithë kohërat e saj, elita politike shqiptare sot mund të sfidojë dhe elitën e perandorive të botës dhe të Amerikës, aq e pasur është, aq e pasur pa ditur gjë pa bërë fjalime politike. Kemi injorancë në parlament, më vjen keq që e them këtë, kemi banalitet ndaj politika shqiptare është lincim, fyerje e gjitha. Kryeministri dhe lideri juaj që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e madhe i serviloset që të kapë ndonjë post. E dini kur ka vdekur parlamentarizmi? Kur listat për deputet i bën kryetari i partisë. Duhet ta mbash mirë me kryeminstrin edhe atje nga pala jonë që të bëhesh deputet dhe kur vjen këtu s’di ça thua. Do thuash ky është burrë i mirë e ky është burrë i keq e në fund mund të bësh edhe pak grusht. Ky s’është parlament, kjo është realitet i hidhur i vendit, shoqërisë. Meqë mendimtarët e mëdhenj janë në shpi ose po pijnë ndonjë verë të shtrejntë kjo është fatkeqësia e shqiptarëve, nga politika s’ka për ti ardhur gjë por shpresoj që ata njerëz që na shohin në tv të revoltohen në mënyrë demokratike dhe të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Alizoti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme