Samiti i Demokracisë, merr pjesë edhe Shqipëria, presidenti Biden kundër ndikimit rus e kinez

Politikë | 5 vite më parë

Shqipëria është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokracinë, që do të mbahet për herë të parë në datat 9 dhe 10 dhjetor, që synon krijimin e një aleance për mbrojtjen nga kërcënimet që vijnë nga Kina e Rusia. 

Sipas dokumentit të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, krijimi i një aleancë në mbrojtje të demokracisë, do të jetë edhe një përgjigje ndaj pikëpamjeve të përdorimit të internetit për të kontrolluar shtetet, tendencë e promovuar nga Kina dhe Rusia. Në listën prej 100 shtetesh, nga rajoni ynë do të jenë Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. Ndërsa janë lënë jashtë Kosova, Serbia,  Turqia dhe Bosnje Hercegovina. Këto dy të fundit janë kritikuar gjatë për mungesën e parimeve  demokratike.

Reagime ka pasur për prezencën e Polonisë, për të cilën ka pasur komente negative mbi nivelin e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Në listën, e cila ende nuk është përfundimtare, janë shumë vende nga Afrika si Angola, Nigeria, Senegali, ishujt Seisheles, Filipinet.

Në faqen zyrtare të Samitit të Demokracisë nuk janë publikuar ende detaje për pjesëmarrësit, ndërsa ajo hapet me shprehjen e Presidentit të SHBA “Demokracia nuk vjen aksidentalisht. Ne duhet ta mbrojmë, të luftojmë për të, ta përforcojmë dhe ta rinovojmë atë”.  Ky samit do të ketë në fokus luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe përforcimin e të drejtave të njeriut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme