Edi Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Francë

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se pasi mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes, Kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.
Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku fokusi do të vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike. Një tjetër diskutim pritet të jetë mbi mbrojtjen e klimës, si edhe barazinë gjinore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




