Paloka: Formularët janë në zyrën time!

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Dmokratike, Edi Paloka në një prononcim për mediat jashtë selisë blu ka konfirmuar se firmat e delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar kanë mbërritur në zyrën e tij. Paloka theksoi se ky proces është në respektim të statutit të PD. Ndër të tjera ai tha se është vetë Kuvndi Kombëtar ai që do të bëjë verifikimin e firmave dhe se formularët do të hapen më 11 dhjetor, duke ruajtur kështu edhe fshehtësinë e të dhënave. Paloka theksoi gjithashtu se ai vetë nuk ka firmosur, por është i detyruar të plotësojë kërkesën e më shumë se gjysmës së delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. “Kërkojnë mbledhjen e Kuvendit kjo është edhe arsyeja pse procedurat nuk janë ato të zakonshmet. Është ndjekur rruga që përcakton statuti në këtë rast. Jemi në këtë rast dhe për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve për të mbledhur Kuvendin siç e kanë kërkuar. Firmat janë depozituar në zyrën time. E dëgjuat shpjegimin që dha vetë zoti Berisha. Nuk ka detyrim dhe nuk asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit të PD” tha zoti Paloka.
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar është vendosur të mbahet më 11 dhjetor, sikurse ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltoreve” të tij. Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend që shqyrton vendimet amerikane, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës “non grata”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme