Basha këmbëngul : Përmes vettingut të pastrohet politika!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe kjo për shkak se qeveria është e korruptuar.
Hallet e njerëzve, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe përmes vettingut të pastrohet politika, shkruan kreu i opozitës në Twetter.  Sipas Bashës, ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve duhet të largohen. “Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”, shkruan në twitter kryetari i Partisë Demokratike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme