Gabriel Escobar merr detyrën e re të përfaqësuesit për Ballkanin Perëndimor

Politikë | 5 vite më parë

Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar është emëruar përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka njoftuar të martën Ambasada e ShBA-së në Kosovë. Në njoftim thuhet se Escobar është gjithashtu i angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Ambasadës, ai po angazhohet edhe në zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë. 

“Urime Përfaqësuesi i ri Special në Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës-Sekretari Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, duke siguruar pranimin rajonal në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme