Çuçi: Shpërblim deri në 150% të pagës për policët që punojnë larg shtëpisë!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në takimin për prezantimin e projekt-buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se fokusi në buxhetin e vitit të ardhshëm do të jetë tek rritja e pagave të punonjësve që punojnë larg vendbanimit të tyre dhe rritjen e teknologjisë. “Policia e Shtetit është më pranë komuniteteve dhe po merr një rol në rritje si një strukturë që menaxhon dhe kontrollon territorin. Për këtë vit kemi parashikuar që punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit të tyre, do të përfitojnë një shpërblim sipas largësisë ku ata ushtrojnë detyrës, një pagë që shkon deri në 150% të pagës aktuale. Është rritje e konsiderueshme dhe vetëm sot që flasin janë 1200 punonjës që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky bonus. Ky numër ndryshon edhe në varësi të ndryshimeve”, tha Çuçi.
Ministri i Brendshëm, Bled Çuçi, tha se teknologjia do ti jape mundësi agjencive të ligjit të luftojnë krimin në çdo cep të territorit.Kemi rritur rreth 70% të investimeve dhe gjysma do të shkojë në fushën e teknologjisë. Policia e Shtetit duhet të kontrollojë çdo cep të territorit për çdo shkelje dhe duke investuar në teknologji do të jetë me lehtë të bëhet ky kontroll. Do të investojmë për të pasur një mjet komunikimi më të sigurt brenda trupës së policisë. 112 do të mbulojë të gjithë territorin e vendit për të denoncuar krahas komisariatit digjital. Me këtë arsenal pajisjes të teknologjisë së fundit do të mundohemi të minimizojmë çdo shkelje edhe nga ana e punonjësit të shtetit. Në 2022 këtë flotë do ta zgjerojmë, të gjitha rrugët kryesore të Shqipërisë ato më problematike do të jenë më të sigurta, nuk ka më jam miku i filanit. Gjoba vendoset automatikisht dhe shkon direkte në adresën e shkelësit”, tha Çuçi.
Ndërsa Drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e vlerësoi rritjen e buxhetit për policinë si një mundësi për të rritur instrumentat në luftën kundër të gjitha formave të krimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




