PE mbështet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten, Isabel Santos. Presidenti u shpreh se gjatë takimit vlerësoi angazhimin e Santos dhe të Parlamentit Evropian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. “Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, theksoi Meta në një reagim. “Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Evropian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve”, theksoi Meta. “Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë”, tha Meta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme