Rama pret në zyrë kongresmenët e SHBA-ve: “Rrugë miqësie që forcohet dita-ditës”

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim, një grup senatorësh e kongresmenësh amerikanë, të cilët ndodhen për një vizitë në Shqipëri.
Zoti Rama vlerësoi se “miqësia dhe partneriteti me SHBA forcohen dita-ditës”. “Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, tha kryeministri Rama. Kryeministri ndau foto nga momentet e pritjes në zyrën e tij në ambientet e kryeministrisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




