Zgjatja e afateve të vetting-ut, Balla: Emergjente nevoja për dakordësi

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, priti sot në një takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Balla përsëriti se kjo nuk duhet të jetë një çështje politike, pasi është kërkuar nga ekspertët dhe e quajti emergjente nevojën për dakordësi mes palëve. “Ne do të vijojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për të çuar para reformat. Për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve, për zgjatjen e afateve të vetting-ut deri në 2024, nuk duhet të jetë kurrsesi një çështje politike. Jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord”, deklaroi Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme