Helmimi i qytetarëve në Krujë, PD: Krim masiv, të dorëhiqet kryetari i Bashkisë

Politikë | 5 vite më parë

Nëpërmjet një dalje për mediat para selisë së Kuvendit të Shqiperisë Nënkryetari demokrat Enkeled Alibeaj dhe deputetja e Krujës, Merita Bakiu komentuan helmimin masiv i mbi 1200 qytetarëve në qytetin e Krujës. Duke e konsideruar krim masiv deputeti Alibeaj se qeveria duhet të reagojë dhe të marrë masa. “Fatkeqësia ka ndodhur sot. Njerëzit sot po vuajnë. Ndihma, asistenca, duhet bërë sot, jo me kalimin e kohës. Përfaqësueset tona, kanë shkuar të para në vendngjarje. Kjo është detyra, e drejta dhe detyrimi i opozitës. Ky është detyrimi ynë. Nuk pret më sëmundja për procedurë. Duhet sot. Duhet tani. Të shpresojmë se të gjithë ata shurdhë memecë e të pa përgjegjshëm që janë aty të marrin të gjitha instrumentet që u jep ligji dhe ti ndodhen njerëzve afër e të gjejnë përgjegjësit sepse ky është një krim masiv”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputetja demokrate e Krujës kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Krujës. “1200 qytetare te helmuar nga uji i pijshëm. Kryetari i Bashkisë Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen. Përgjegjës kryesor për helmimin masiv te krutaneve”, tha deputetja e Krujës, Merita Bakiu


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme