Kim dhe Soreca takim me Celibashin: Të hetohen krimet zgjedhore

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, u takuan sot me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ku theksohet se ambasadorët e SHBA dhe BE i kërkuan autoriteteve përkatëse të trajtohen rekomandimet e raportit përfundimtar të ODHIR, si dhe të ndiqen penalisht krimet zgjedhore, përfshirë blerjen e votave. “Eshtë thelbësore që autoritetet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore, përfshi blerjen e votave, kërcënimin e votuesve dhe përpjekjet e tjera për t’u mohuar votuesve të drejtën për të votuar të lirë, pa frikë, trysni apo joshje të paligjshme.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë të gjitha përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta, në mënyrë që vullneti i zgjedhësve të respektohet plotësisht.
Duke cituar raportin e fundit të ODIHR, ambasadorët Kim dhe Soreca shprehën vlerësimin për administrimin kompetent të zgjedhjeve të 25 prillit nga KQZ, njoftoi ambasada e SHBA.
Ambasadorët nënvizuan se tani është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, autoriteteve dhe partive për të punuar me KQZ-në për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it” thuhet ne njoftim.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme