Basha: Koha që politikanët e korruptuar të largohen nga politika!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka risjellë sërish në vëmendje fjalimin e tij dje, gjatë seancës në Kuvend për pastrimin e politikës nga të korruptuarit përmes procesit të vetingut. “Frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit”.
Zoti Basha thekson se ka ardhur koha që politikanët e korruptuar të largohen nga politika, pasi e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre. “Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd!
Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre”shprehet ne  videomesazhin e tij lideri demokrat Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme