Menaxhimi i mbetjeve, Rama paralajmëron kryebashkiakët: Gjeni zgjidhje!

Kryeministri Edi Rama e cilëson si alarmante situatën e mbetjeve në të gjithë territorin dhe kërkoi që situata duhet të ndryshohet tani. Për kreun e qeverisë, do të bëhet çdo gjë për të frenuar degradimin e mjedisit nga mbetjet. Qeveria do të ndërhyjë direkt duke detyruar bashkitë të përcaktojnë në buxhetet e tyre fondet e nevojshme për mbetjet edhe sikur të duhet i gjithë buxheti. “Askush nga ne nuk mundet dot të bashkëjetojë me turpin e pisllëkut. Është e patolerueshme, e papranueshme, ndaj duke filluar nga buxheti i vitit të ardhshëm çdo bashki të vendosë gjithë fondin që duhet për të kontrolluar procesin më së miri. Kjo kërkon kostim, buxhetim, vullnet dhe mirëadministrim”, tha kryeministri Rama në mbledhje me Kryetarët e Bashkive dhe Prefektet per menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.Zoti Rama paralajmëroi se këshillat bashkiakë nuk do të kalojnë asnjë buxhet të bashkive, nëse nuk prashikohen qartë fondet për pastrimin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




