Rama: “Ballkani i Hapur”, nuk ka rrugë tjetër përveçse pjesëmarrjes

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe se të gjitha vendet do t’i bashkohen një ditë.
“Ballkani i hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe të gjithë do ta zbatojnë atë hap pas hapi. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur”, tha Rama gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e 30-vjetorit të Fondacionit gjerman në Shqipëri, “Friedrich Ebert”.
Rama tha se është koha “të ndërtojmë një hapësirë nër rajon që të jetë shëmbëlltyrë e asaj që do të jemi si shtet dhe si rajon për t’u anëtarësuar në BE”.
“Ballkanin e hapur do të jemi të detyruar ta bëjmë dhe nuk do të kemi asnjë rrugë tetër”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




