Ambasadorja e SHBA, Kim: Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut

Ndryshimet kushtetuese të vettingut në sistemin e drejtësisë, të paraqitur nga PS-ja, si dhe nisma e PD-së për vettingun e poltikanëve kanë vënë në lëvizje ndërkombëtarët. Pas depozitimit të nismës së PD-së në Parlament që parashikon tre reforma, vetting në politikë, reformë zgjedhore dhe ndarje e re territoriale, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e OSBE-së, Vinceno Del Monaco.
“U takova me Ambasadorin Del Monako sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet”, shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




