Nikolla në Athinë, pjesë e konferencës së kryetarëve të parlamenteve të KiE

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila zhvillohet në Athinë, në datat 21 dhe 22 tetor.
Konferenca do të trajtojë tema të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen e Evropës dhe më gjerë: mbijetesa e demokracisë përballë pandemisë së Covid-19, kontributi i parlamenteve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe e ardhmja e përbashkët e qytetarëve evropianë.
Gjatë ditëve të Konferencës, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe me kryeparlamentarë pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




